Çifti Obama shkoi dje në qytetin e Nju Jorkut për të kaluar një pasdite me aktivitete thjesht private.
Ata arritën në aeroportin JFK të Nju Jorkut me një avion presidencial, pastaj hëngrë darkë bashkë dhe panë një shfaqje në Broduej.
Presidenti Obama tha në një deklaratë për shtypin se me këtë ai mbante premtimin që i kishte dhënë së shoqes gjatë fushatës se do ta çonte për të parë një shfaqje në Broduej kur fushata të kishte mbaruar.
Ata hëngrën darkë në një restorant të lagjes Uest Villixh dhe pastaj ndoqën shfaqjen "Joe Turner's Come and Gone" me autor August Uillson. Turma njerëzish u mblodhën në trotuaret e Nju Jorkut gjatë kalimit të autokolonës presidenciale.
Komiteti Kombëtar Republikan e kritikoi Presidentin për një udhëtim të tillë ndërkohë që, sipas tij, shumë amerikanë e kanë të vështirë të paguajnë faturat e përditshme. Shtëpia e Bardhë refuzoi të thotë se sa u kushtoi udhëtimi taksapaguesve. //ii