Lidhje

Presidenti Barak Obama viziton Gjermaninë


Presidenti Barak Obama ndodhet në Gjermani për të përkujtuar vdekjet dhe shkatërrimet e Luftës së Dytë Botërore dhe për të nderuar ata që luftuan për paqe.

Zoti Obama arriti dje në qytetin lindor të Dresdenit, i cili thuajse u shkatërrua nga bombardimet e aleatëve në ditët e fundit të luftës. Vizita e tij përfshin një takim sot me Kancelaren gjermane Angela Merkel për të diskutuar mbi krizën financiare globale, Iranin dhe paqen në Lindjen e Mesme.

Presidenti Obama do të shkojë edhe në ish kampin e përqendrimit të Buhenvaldit ku nazistët vranë dhjetra mijë njerëz.

Nesër, ai do të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 65-vjetorit të ditës së zbarkimit aleat në Francën e pushtuar nga nazistët që shënoi një hap të madh drejt fitores së luftës.

Zoti Obama shkoi në Gjermani pas fjalimit të rëndësishëm që mbajti të enjten në Universitetin e Kajros, ku bëri thirrje për “një fillim të ri” në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe 1 miliard myslimanëve të botës. //ii

XS
SM
MD
LG