Lidhje

Vazhdojnë sulmet e militantëve në Pakistan


Një person hodhi veten në erë në një qendër policie në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, duke shkaktuar vdekjen e dy oficerëve të policisë dhe duke plagosur disa të tjerë.

Policia pakistaneze tha se sulmuesi ju afrua godinës së policisë sot në mbrëmje dhe shpërtheu eksplozivët kur forcat e sigurisë hapën zjarr.

Ky është sulmi më i fundit kundër qyteteve pakistaneze, që sipas zyrtarëve vendas, vjen si kundërpërgjigje ndaj fushatës ushtarake kundër talibanëve në provincën veriperëndimore.

Po sot, dy të burgosur të rëndësishëm nga radhët e militantëve u vranë gjatë një sulmi me bombë dhe armë zjarri kundër autokolonës ushtarake që po transportonte të burgosurit.

Dy të burgosurit që humbën jetën ishin anëtarë të lartë të grupit militant Tehrik-e-Nifaz-i-Shariat-e-Muhammadi. //ek

XS
SM
MD
LG