Lidhje

Klinton: Koreja e Veriut mund të rivendoset në listën e terrorizmit


Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton thotë se Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë ta rivendosin Korenë e Veriut në listën e shteteve që mbështesin terrorizmi pas provave bërthamore dhe me raketa.

Gjatë një interviste të dhënë sot me televizion ABC, sekretarja Klinton tha se veprimet e Koresë së Veriut gjatë dy muajve të fundit kanë qënë shumë provokative.

Koreja e Veriut u hoq nga lista e terrorizmit tetorin e kaluar pasi kishte rënë dakord mbi masa verifikimi në objektet e veta bërthamore, por zonja Klinton tha se veprimet e kohëve të fundit të Penianit po bëjnë që Uashingtoni ta rishikojë këtë vendim. Megjithatë, ajo tha se administrata e zotit Obama vetëm ka nisur ta shqyrtojë këtë çështje, por nuk ka marrë një vendim përfundimtar.

Zonja Klinton tha po kështu se pret që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të miratojë një rezolutë me sanksione kundër Koresë së Veriut. //ek

XS
SM
MD
LG