Lidhje

Televizioni i Bosnjes jep pamje filmike të Ratko Mlladiçit


Televizioni i Bosnjes ka transmetuar pamje filmike të të pandehurit për krime lufte, Ratko Mladic, duke qarkulluar lirisht me njerëzit e tij të familjes.

Pamjet u transmetuar për herë të parë dje vonë nga Televizioni Federal i Bosnjes. Ky kanal bëri të ditur se ka shtënë në dorë rreth një orë filmime, kryesisht të xhiruara pas ngritjes së akt-padisë kundër Mladiçit në vitin 1995 nga Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës për ish-Jugosllavinë. Në lajmin që shoqëroi videon u tha se disa nga xhirimet ishin të një viti më parë. Por një zyrtar serb tha se të gjitha filmimet ishin bërë të paktën 8 vjet më parë.

Autoritetet serbe, që kanë këmbëngulur se nuk kanë asnjë dijeni për vendndodhjen e Mlladiçit, thanë se pamjet e transmetuara në televizionin e Bosnjes janë pjesë e materialeve të konfiskuara vitin e kaluar nga të afërmit e Mlladiçit që iu dorëzuan prokurorëve të Gjykatës së Hagës.

Të martën, një ish truproje i Ratko Mlladiçit i tha një gjykate në Beograd se ish komandanti i forcave serbe në Bosnje-Hercegovinë qarkulloi i lirë në Serbi nën mbrojtjen e ushtrisë deri në vitin 2002.

Branislav Puhalo i tha gjykatës se rreth 50 roje të armatosura rëndë shoqëronin Mlladiçin, ndërsa ai shkonte në restorante, në ministrinë e brendëshme dhe në ndeshje futbolli. Ai dëshmoi në gjyqin e një grupi të akuzuar se e strehoi Mlladiçin dhe e ndihmoi të shmangte arrestimin. //iç//

XS
SM
MD
LG