Lidhje

OSBE, thirrje shqiptarëve të shpejtojnë të marrin letërnjoftimet


Kryetari i Zyrës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosh, u bëri sot thirrje qytetarëve shqiptarë të shfrytëzojnë 3 ditët e mbetura që të aplikojnë dhe të marrin kartat e identitetit. Ambasadori Bosha tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme dhe qytetarët duhet të shfrytëzojnë në maksmum shtyrjen e afatit për prodhimin e kartave

"U bëj thirrje qytetarëve që nuk kanë pasaporta, - theksoi ambasadori Bosh - ju lutem, shkoni tani, dhe aplikoni për karta identiteti, ndërsa të tjerët që nuk i kanë marrë ende, të shkojnë dhe t'i tërheqin. sepse ato janë gati dhe nuk ka më kohë për të humbur."

Drejtuesi i OSBE-së tha, se tashmë janë më shumë se 300 mijë karta të gatshme që presin të merren nga njerëzit që i kërkuan ato. Ambasadori Bosh tha në fjalën e tij në një takim të OSBE-së për pjesëmarrjen e grave në politikë, se qytetarët shqiptarë duhet të heqin dorë nga votimi familjar, të cilin ai e cilësoi të papranueshëm, dhe të votojnë individualisht dhe në mënyrë të fshehtë.

"Zgjedhjet e vitit 2009 do të jenë një provë - tha ambasadori Bosh - për të parë se sa seriozisht i marrin politikanët shqiptarë ambicjet për integrimn në Europë". Sipas tij, OSE pret të shohë që gjatë fushatës konkurrentët do të jenë të hapur dhe transparentë. "Ne shpresojmë se në këto zgjedhje do të arrihen standartet demokratike që popullit i nevojiten për të zgjedhur parlamentin cilësor që dëshiron" - theksoi ai.//lk

XS
SM
MD
LG