Lidhje

Shqipëri: Vritet në një shpërthim Aleksandër Keka


Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm në aksin e rrugës kombëtare Shkodër-Hani i Hotit, rreth 12 kilometër nga qyteti i Shkodrës. Kryetari i degës lokale të Partise demokristiane, në Malësi të Madhe, Aleksandër Keka, ka qenë duke udhëtuar vetëm drejt Shkodrës, kur ka shpërthyer automjeti që ai drejtonte. Për pasojë, ka gjetur vdekjen në vend 34 vjeçari Keka, baba i tre fëmijëve, si edhe një biznesmen i njohur në fushën e ndërtimeve. Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm, saqë makina e tij, e tipit foristradë, ka fluturuar disa metra jashtë rrugës automobilistike, duke u ndarë në dy pjesë.

Ngjarja e sotme në Malësi të Madhe, shënon incidentin më të rëndë të deritanishëm në këtë fushatë elektorale.

Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi forca të policisë vendore të Malësisë së Madhe dhe, më pas, edhe ekspertë të antiterrorit dhe antieksplozivëve nga Tirana. Policia a Malësisë së Madhe, e cila ishte e para në vendngjarje, nuk ka dhënë ndonjë njoftim, por burime vendore pohojnë se ajo ka shoqëruar dy persona, të cilët ishin dëshmitarë të ngjarjes.

Ndërkohë, rreth 3 ore e gjysëm pas ngjarjes, zëdhenësi i Policisë së Shtetit, Klodian Branko, dha një deklaratë për mediat, përmes të cilës lë të kuptohet se policia po heton ne 2 pista; në pistën e një atentati me lëndë eklsplozive dhe atë të shpërthimit të bombulës së gazit të makinës.

"I pari që ka reaguar në lidhje me ngjarjen, por edhe deklaratën e policisë, ka qenë Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, i cili e quajti vrasjen si një atentat të pastër terrorist me ngjyrime politike. Ai e lidhi ngjarjen me gjuhën e urrejtjes, të shfaqur ditët e fundit gjatë fushatës elektorale. Kryetari Ndoka vleresoi kontributin e kryetarit të degës lokale të Partisë demokristiane të Malësisë së Madhe i cili, tha ai, është edhe anëtar i Këshilli të Qarkut të Shkodrës dhe Komunës së Kastratit".

Kryetari Ndoka hodhi poshtë deklaratën e policisë, ku viktima cilësohej si një person me precedent kriminal në fushën e trafiqeve të jashtëligjshme. Deklarata e policisë ka hedhur hije dyshimi edhe për Komitetin Shqiptar të Helsinkit, i cili e quajti të paragjykuar deklaraten e policisë së shtetit, ku viktima e sotme cilësohej si një përson me precedent kriminal në fushën e trafiqeve të jashtligjshme. Komiteti Shqiptar i Helsinkit shprehet se “Në kushtet kur çeshtja sapo ka filluar të hetohet, deklarata të tilla nuk janë të lejueshme, sepse ato përbëjnë elementë të paragjykimit”.

Reagime kanë ardhur gjithashtu edhe nga Partia Socialiste dhe Levizja G 99 . Partia sdocialiste u shpreh se ngjarja e sotme në Malësëi të Madhe përgjaku sërish fushatën zgjedhore, të cilën po e tencionon, sipas saj, cdo ditë e më shumë gjuha e urrejtjes dhe presioni i pushtetit. Partia socialsite i bëri thirrje policisë që të mos bëhet palë me askend dhe të zbardhë, një orë e më parë, rrethanat e kësaj vrasje dhe të çojë përpara drejtësisë autorët.

Ndërsa Grupimi 99 e cilësoi ngjarjen si rrjedhojë e tensionimit të fushatës elektorale. (ze)

XS
SM
MD
LG