Lidhje

Irak: 50 të vrarë dhe 170 të plagosur në Kirkuk


Policia në Irakun verior tha se nga shpërthimi i një kamjoni bombë afër një xhamije shiite u vranë të paktën 50 veta dhe u plagosën më shumë se 170 të tjerë.

Sulmi ndodhi sot afër qytetit të Kirkukut, ndërsa besimtarët po largoheshin nga xhania pas lutjeve të mesditës. Rreth 25 shtëpi u shkatërruan nga shpërthimi.

Zyrtarët mjeksorë thanë se gra e fëmijë ishin mes të vdekurve. Ekipet e shpëtimit po kërkojnë për viktima të tjera.

Asnjeri nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Tensionet janë rritur në këtë rajon të pasur me naftë, ndërsa shumica kurde kërkon të integrohet në rajon gjysëm autonom, megjithë kundërshtimin e grupeve të tjera etnike.

Shpërthimi ndodh 10 ditë para se afatit të caktuar për tërheqjen e forcave luftarake amerikane nga qytetet irakiane. (ze)

XS
SM
MD
LG