Lidhje

Prishtina i bën thirrje Interpolit të shpërfillë fletë-arrestet serbe


Ish- kryeministri i Kosovës, Agim Çeku u shpall mbrëmë i lirë nga një Gjykatë në Bullgari por po vazhdon të qëndrojë atje në pritje që vendimi të bëhet i plotfuqishëm. Ai u arrestua dy ditë më parë nga policia bullgare në bazë të një fletarrestitë lëshuar nga autoritetet serbe nëpërmjet Interpolit. Zyrtarët serbë të cilët e akuzojnë zotin Çeku për siç thuhet krime lufte u shprehën të zhgënjyer me lirimin e tij. Prishtina është shprehur e kënaqur me vendimin e gjykatës bullgare, ndërsa i ka bërë thirrje Interpolit që të shpërfillë fletarrestimet e lëshuara nga zyrtarët serbë kundër qytetarëve të Kosovës.


XS
SM
MD
LG