Lidhje

Japonia: Të shtohet presioni ndaj Koresë së Veriut


Kryeministri japonez Taro Aso thotë se komuniteti ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shumë presion Koresë së Veriut në bazë të sanksioneve të reja të Kombeve të Bashkuara.

Udhëheqësi japonez tha se është e nevojshme që Koreja e Veriut të kuptojë se nuk do të përfitojë nga, akte të tjera provokuese, siç u shpreh ai.

Zoti Aso i bëri komentet sot në Tokio, ku ministri i jashtëm japonez u takua me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së Ban Ki Mun për bisedime rreth Koresë së Veriut dhe çështje të tjera.

Kryeministri japonez pritet të takohet me zotin Ban nesër.

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së i bëri thirrje vendeve anëtare të organizatës të zbatojnë rezolutën e re që shton sanksionet kundër Koresë së Veriut.

Dje, policia japoneze arrestoi tre burra që akuzoheshin se po përpiqeshin të eksportonin për në Birmani një mjet për matje magnetike që mund të përdoret për prodhimin e raketave.

Kompania që po përpiqej ta eksportonte mjetin e ka bazën në Kinë, megjithëse besohet të ketë lidhje me qeverinë e Koresë së Veriut. //iç//

XS
SM
MD
LG