Lidhje

Bullgari: E djathta fituese e zgjedhjeve parlamentare


Në Bullgari, Partia e Qendrës së Djathtë, fituese e zgjedhjeve parlamentare të së dielës, tha se është gati të fillojë bisedimet për formimin e koalicionit qeveritar.

Kryeministrja e re vendit pritet të jetë udhëheqësja e Partisë Qytetarët për Zhvillimin Evropian, GERB, Sofia Mayor Boiko Borisov.

Kur shumica e votave janë numëruar, partia GERB duket se nuk ka arritur të sigurojë shumicën në Parlament, vetëm për një votë, që do të thotë se do të duhet të formohet një qeveri koalicioni.

Partia që ishte në pushtet, pësoi një disfatë të madhe në zgjedhjet e djeshme, duke siguruar vetëm rreth 40 nga të 240 vendet e Parlamentit.

Vëzhguesit e OSBE-së thanë se zgjedhjet u zhvilluan në përgjithësi sipas standarteve ndërkombëtare, por shtuan se disa ndryshime të minutës së fundit të ligjit elektoral dhe thëniet për blerje votash mund ta minojnë besimin tek integriteti i procesit zgjedhor. //iç//

XS
SM
MD
LG