Lidhje

Pyjet në vijën e parë të luftës kundër ngrohjes globale


Për të gjetur burime alternative karburanti, njerëzit hulumtojnë se çfarë mund të ofrojë vetë natyra. Në Perëndimin amerikan është duke u përdorur energjia e erës dhe diellit. Në zonat e brendshme të vendit, përdoren drithërat e ëmbla, si misri. Në shtetin jugor të Xhorxhias po studiohen pyjet, si burim i mundshëm energjie të pastërt dhe më të gjelbërt.

Chuck Leavell luan në tastierë me grupin Rolling Stones, por kur nuk është në turne, ai e kalon kohën në Mejkon të Xhorxhias, duke u kujdesur për plantacionin e tij prej 1000 hektarësh të pishave.

Nga ky rezervat natyror, ai i shikon pemët si burim të mundshëm për të ulur varësinë nga nafta e importuar.

"Fakti që ne kemi burime të tilla të mrekullueshme, pyjet tona, dhe prirja për të parë mundësinë e tregjeve të reja, na jep shumë shpresë për të përdorur pemët si burim energjie, qoftë kjo energji elektrike, gaz apo karburant i lëngët", - thotë ai.

Por prerja e pemëve dhe përdorimi i tyre për karburant nuk është varianti më i gjelbërt për të përftuar energji.

Njerëz si Jill Staki këmbëngulin se ky është një variant i gjelbërt i energjisë. Staki drejton Qendrën Novatore të Energjisë së Xhorxhias dhe thotë se nuk ka burim më të mirë si karburant i pastër, se sa 10 milionë hektarët e pyjeve.

"Ne kultivojmë pisha, ashtu si Iowa kultivon misër. Dhe ky është një burim i ripërtëritshëm energjie".

Staki thotë se pemët rriten më shpejt dhe janë me shumicë në Xhorxhia, krahasuar me zona të tjera të vendit.

"Kjo është një gjë e mirë, pasi pemët thithin gazin karbonik. Duke i kultivuar pemët dhe duke mbjellë të reja, ne ruajmë i burimet tona".

Staki thotë se drurët e pishës mund të japin rreth 7 tonë biomasë vit. Biomasa përkufizohet si diçka e gjallë, që rritet e kultivohet dhe përdoret për prodhimin e etanolit, elektricitetit dhe biodizel-it .

Dhe pikërisht këtë bën John Tharpe-i në një fabrikë të vogël në Albany të Georgia-s. Tharpe është inxhinier elektrik dhe ka projektuar një makinë që përpunon drurin e pishës, për ta shndërruar në biodizel. Karburanti i përftuar në këtë mënyrë mund të përdoret për ngrohjen e shtëpive dhe mjediseve të biznesit.

Kompania Range Fuels është duke ndërtuar një uzinë për biokarburantin në Soperton të Xhorxhias, për përpunimin e copëzave të drurit, duke i kthyer në karburant të gjelbërt për transportin, si etanoli dhe metanoli.

Më shumë se 100 kompani po përpiqen të gjejnë mënyra për të përdorur drurët e Georgia-s, për të prodhuar burime energjie të pastërt dhe të gjelbërt. //ad//

XS
SM
MD
LG