Lidhje

Lamtumira e fundit për Majkëll Xheksonit



Familja, miqtë dhe adhuruesit i dhanë lamtumirën e fundit Majkëll Xheksonit, njeriut të njohur so Mbreti i Popit.

Policia e Los Anxhelosit e shoqëroi familjen e këngëtarit dhe miqtë e ngushtë në një ceremoni private sot në mëngjes ndërkohë që helikopterët e medias gumëzhinin kudo në ajër. Ceremonia familjare e Majkëll Xhekson u zhvillua në Varrezën e Forest Loun të lagjes Holliud Hills në Los Anxhelos, vend ku janë varrosur qindra figura të famshme të artit amerikan.

Pas ceremonisë private, trupi i Majkëll Xhekson u dërgua në kompleksin sportiv të qendrës Stejpëlls në qendër të Los Anxhelosit për ceremoninë publike.

Një short për bileta pa para në internet tërhoqi më shumë se 1,6 milion njerëz, por vetëm 8,750 adhurues me fat u zgjodhën për të marrë pjesë. Çdo fitues mori dy bileta për ceremoninë në qendrës Stejpëlls apo për transmetimin televiziv në Teatrin Nokia aty pranë.//rd//

XS
SM
MD
LG