Lidhje

Shtohet prania e forcave policore në Urumçi


Autoblinda dhe kamionë të ushtrisë kineze të mbushur me forca policore të ndërhyrjes së shpejtë po patrullojnë në rrugët e Urumçit, në përpjekje për të vendosur qetësinë në qytet pas trazirave vdekjeprurëse.

Disa banorë në kryeqytetin e provincës Xiangjiang u thanë agjencive të lajmeve se kanë frikë të dalin nga shtëpitë për shkak të trazirave. Të tjerë mbanin zi për të vdekurit ose kërkonin për të afërmit e humbur. Demonstrimi i forcës nga trupat kineze vjen ndërsa shifra zyrtare e të vdekurve në rajonin perëndimor arriti në 184.

Zyrtarët thonë se 137 i takonin grupit etnik hun dhe se shumë të tjerë ishin pjesëtarë të pakicës Ujgure myslimane. Përleshjet filluan më 5 korrik kur ujgurët sulmuan kinezët Han, të cilët dolën nëpër rrugë dy ditë më pas duke kërkuar të hakmerreshin kundër ujgurëve. Zyrtarët thonë se të paktën 1 mijë e 434 persona janë arrestuar.

XS
SM
MD
LG