Lidhje

Vazhdojnë seancat e konfirmimit për gjykatësen Sotomajor


Komisioni Juridik i Senatit amerikan zhvilloi ditën e dytë të dëshmive për konfirmimin e kandidates për në Gjykatën e Lartë, sonja Sotomajor.

Zonja Sotomajor u ndesh me pyetje të vështira, sidomos nga senatorët republikanë. Ajo pritet gjerësisht të konfirmohet si anëtarja e parë hispanike në Gjykatën e Lartë.

Dje, në ditën e parë të seancave të konfirmimit, zonja Sotomajor i siguroi senatorët se do të zbatojë ligjin njëlloj për të gjithë.

Në seancën e sotme atë e pyetën edhe lidhur me një koment të saj në vitin 2001, kur ajo tha se “një grua e zgjuar latine” mund të marrë vendime më të mira ligjore se sa një burrë i bardhë pa eksperiencë të njëjtë jetësore, si edhe për një vendim të saj, në kuadrin e një komisioni prej 3 gjykatësish, kundër 20 zjarrëfikësve, 19 të bardhë dhe një hispanik, që patën thënë se ishin viktima të diskriminimit. Gjykata e Lartë kohët e fundit e hodhi poshtë atë vendim.

Megjithë pyetjet e vështira, Sonja Sotomajor pritet të miratohet nga i gjithë Seanti, duke u bërë gruaja e tretë në historinë e gjykatës së lartë amerikane prej 9 anëtarësh. (ze)

XS
SM
MD
LG