Lidhje

Shqipëri: Partia Socialiste mbledh të martën Asamblenë Kombëtare


Në Shqipëri, Partia Socialiste do të mbledhë të martën e ardhshme asamblenë e saj, një ditë pasi Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të publikojë rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat e lënë sërish këtë forcë politike në opozitë. Përveç analizës së zgjedhjeve, pritet që, sipas burimeve nga partia socialiste, kryetari Edi Rama të mund t'i nënshtrohet përcaktimit të statutit për ndërprerjen e mandatit të tij për shkak të humbjes së zgjedhjeve e për pasojë t'i hapet rrugë thirrjes së kongresit të jashtëzakonshëm ku do të duhet të paraqiten kandidaturat për kreun e ri të partisë dhe të caktohet data për zgjedhjen e tij.

XS
SM
MD
LG