Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton thotë se aktivitetet bërthamore dhe ato me raketa të Koresë së Veriut e kanë izoluar Phenianin kaq shumë, saqë edhe aleatët e tij tradicionalë i janë kundërvënë.
Gjatë një interviste me rrjetin NBC sot, zonja Klinton tha se Kina dhe Birmania janë përkushtuar t’i zbatojnë sanksionet e OKB-së kundër Koresë së veriut. Pekini dhe Ranguni kanë qenë përkrahës të shtetit komunist.
Zonja Klinton thotë se Kina ka luajtur një rol tepër pozitiv në përpjekjet ndërkombëtare për t’i bërë presion Koresë së Veriut për të ndaluar programet e saj bërthamore dhe të raketave. Ajo vlerësoi përkushtimin e Pekinit ndaj sanksioneve të OKB-së dhe mesazhet private dërguar Phenianit.//lk