Lidhje

BE ndihma për Serbinë, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë


Bashkimi Evropian ka miratuar një paketë të konsiderueshme ndihmash për Serbinë, për lehtësimin e krizës buxhetore, si dhe për Turqinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, për kapërcimin e krizës ekonomike.

Komisioni Evropian njoftoi sot se do të japë më tepër se 141 milionë dollarë për Serbinë, për ta ndihmuar për stabilizimin e ekonomisë. Organizata po jep 120 milionë dollarë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë, në kuadrin e një pakete ndihmash për krizën ekonomike.

Në deklaratën e BE-së thuhet se ndihma për Turqinë dhe për vendet ballkanike synon të mbështesë sektorin bankar dhe shtimin e vendeve të punës. Në deklaratë thuhet se nga ndihma financiare do të përfitojë Evropa në tërësi, sepse bizneset evropaine i kanë rritur ndjeshëm investimet në rajon gjatë dekadës së fundit.//lk

XS
SM
MD
LG