Lidhje

Ish presidenti Iranian kritikon gjyqin ndaj protestuesve


Sot Irani hodhi në gjyq edhe 10 të arrestuar të tjerë, një ditë pas fillimit të procesit për shumë aktivistë, politikanë dhe protestues të arrestuar pas zgjedhjeve presidenciale të 12 qershorit.

Shtypi shtetëror iranian njoftoi sot se 10 të akuzuarit që ishin të pranishëm në procesin gjyqësor me dyer të mbyllura ishin arrestuar në rrugë gjatë trazirave paszgjedhore.

Ish presidenti iranian Mohammad Khatami, i cili tani udhëheq njërën nga partitë më të mëdha reformatore në vend, ka kritikuar gjykimet që filluan të shtunën dhe i ka quajtur ato si jo kushtetuese.

Zoti Khatami ka shprehur kritikat e tij kundër taktikave të gjykatës. Ai thotë se prokurorët po mbështeten tek dëshmitë e mbledhura në mënyrë jo të ligjshme./ap.

XS
SM
MD
LG