Lidhje

Pakistani konfirmon vrasjen e komandantit taleban Baitullah Mesud


Ministri i Jashtëm i Pakistanit thotë se burimet e zbulimit kanë konfirmuar se udhëheqësi i lëvizjes taleban në Pakistan Baitullah Mehsud u vra nga një goditje me raketë të mërkurën në rajonin fisnor të Vaziristanit Jugor.

Ministri Shah Mesud Kureshi i bëri komentet sot në një konferencë për shtyp në Islamabad.
Më parë agjentë të sigurimit kishin thënë se Mehsudi ishte varrosur në një fshat të rajonit Nargusai, jo larg vendit ku ra raketa. Kjo zonë është nën kontrollin taleban.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se komandanti tjetër taleban Kafayat Ullah konfirmoi se Mesudi kishte vdekur. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ka prova të forta që Baitullah Mesudi u vra nga sulmi, por nuk e kanë konfirmuar njoftimin.

Zyrtarët pakistanezë thanë se gruaja e dytë e Mesudit dhe roja e tij personale u vranë nga goditja e raketës. Shtetet e Bashkuara kishin ofruar 5 milionë dollarë shpërblim për Baitullah Mesudin, për të cilin besonin se kishte lidhje të ngushta me operativët e al-Kaidës.

Rajoni i Vaziristanit Jugor, ku vepronte Mehsudi, është një rajon i largët dhe jashtë kontrollit të qeverisë. //ad//

XS
SM
MD
LG