Lidhje

Sotomajor bëhet zyrtarisht hispanikja e parë në Gjykatën e Lartë


Sonja Sotomajor bëri betimin si hispanikja e parë dhe gruaja e tretë që do të shërbejë si anëtare e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara.

55 vjeçarja që ka qenë gjykatëse federale u betua sot në një ceremoni të shkurtër në Gjykatën e Lartë në Uashington. Ajo fillimisht u betua në një ceremoni private e më pas mori pjesë në një organizim publik, i cili u transmetua drejtpërsëdrejti në televizioni për herë të parë në historinë e Gjykatës së Lartë.

Presidenti Obama nuk mori pjesë në ceremoni por është planifikuar që të mbajë një pritje për zonjën Sotomajor ditën e martë në Shtëpinë e Bardhë.

Sotomajor u konfirmua nga senati amerikan ditën e enjte me 68 vota pro dhe 31 kundër.
Presidenti Obama tha se konfirmimi i saj tregon se Sotomajor ka intelektin, temperamentin, integritetin dhe mendimin e pavarur për të shërbyer në gjykatën më të lartë të vendit. (ze)

XS
SM
MD
LG