Lidhje

Irak: Vriten 48 vetë dhe plagosen qindra në dy  shpërthime


Zyrtarë irakianë thonë se nga shpërthimet me bombë në Bagdat dhe në veri të Irakut janë vrarë së paku 48 veta dhe u plagosën mbi 250 të tjerë.

Dy kamionë me eksplozivë shpërthyen në afërsi të qytetit Mosul, ku u vranë së paku 28 njerëz dhe u plagosen rreth 150 të tjerë. Zyrtarët thonë se nga shpërthimet u shkatërruan rreth 35 shtëpi në fshatin shiit Khazma që gjendet 20 kilometra në lindje të Mosulit.

Mosuli konsiderohet si bazë e kryengritësve sunni dhe militantët atje kanë ndërmarrë një numër sulmesh.

Policia në Bagdad thotë se nga dy shpërthime me bombë u vranë së paku 20 veta dhe u plagosen rreth 100 të tjerë. 16 veta humbën jetën nga dy shpërthime, që kishin në shenjestër punëtorët të cilët ishin mbledhur dhe po prisnin për të gjetur punë në pjesët e kryeqytetit të banuar kryesisht nga shiitë.

Një bombë e tretë shpërtheu në distriktin Saidija të Bagdatit, duke shkaktuar 2 të vrarë e 14 të plagosur. //ii

XS
SM
MD
LG