Lidhje

Shqipëri: Rikthehen debatet për tokat dhe ligjin 7501


Në Shqipëri rikthehen debatet për çështjen e tokave bujqësore dhe ligjin 7501. Kryeministri Berisha propozoi disa ditë më parë në një mbledhje qeverie që tokat e papunuara t'u jepen përmes komunes atyre banorëve që marrin përsiper t'i punojne ato, ndërkohë që pronaret e tokës janë ne emigrim apo indiferente ndaj saj. Por kjo ide nxiti menjëherë reagimet e ish-pronareve të tokave, sipas te cilëve, propozimi është parimisht dhe praktikisht i pazbatueshem. Shoqata "Pronësi me Drejtësi" thotë se fakti që gjysmat e tokave bujqësore lihen pa punuar, tregon deshtimin e reformave në fushën e bujqesisë.

XS
SM
MD
LG