Lidhje

Pres. koreano-jugor pranon takim me delegacionin e Koresë së Veriut


Në Korenë e Jugut, ministria e bashkimit tha të shtunën se presidenti Li Mung-bak ra dakort të takohet me një delegacion të lartë të Koresë së Veriut që ndodhet në Seul.

Duke cituar zyrtarë të paidentifikuar, agjencia Jonhap njoftoi se koreanoveriorët thanë se donin të përcillnin një mesazh nga udhëheqësi Kim Jong Il. Lajmi erdhi pas një takimi në Seul midis ministrit të bashkimit Hiun In-tak dhe homologut të tij Kim Yang Gon.

Gjashtë zyrtarët nga Pheniani zgjatën qëndrimin e tyre në Seul me një ditë për takimin e kërkuar me presidentin Li. Delegacioni shkoi në Seul për të marrë pjesë në ceremonitë mortore të presidentit Kim Dae-jung.

XS
SM
MD
LG