Lidhje

Skocia mbron vendimin për lirimin e al-Megrahit


Zyrtari më i lartë skocez mbrojti lirimin nga qeveria e tij të të dënuarit për sulmin me bombë në avionin mbi Lokërbi, Abdel Baset al-Megrahi, duke e quajtur atë vendim të drejtë sipas ligjit skocez.

Kryeministri Aleks Salmond tha sot se ligji u kërkonte autoriteteve skoceze ta merrnin parasysh kërkesën e al-Megrahit për t’u liruar për arsye humanitare meqenëse libiani kishte një sëmundje të pashërueshme. Ligji skocez u kërkon autoriteteve ta miratojnë një kërkesë të tillë nëse një të dënuari i kanë mbetur vetëm pak muaj jetë.

Al-Megrahi u lirua nga një burg skocez të enjten dhe fluturoi për në Libi pasi vuajti 10 vjet burg për bombën në avionin PanAbdel Baset al-Megrahim 103 mbi Lokërbi të Skocisë. 57-vjeçari është personi i vetëm i dënuar për këtë sulm që vrau 270 veta, ndër to 189 amerikanë.

Drejtori i FBI-së, Robert Myler, shprehu zemërim ndaj lirimit të al-Megrahit në një letër drejtuar dje ministrit skocez të drejtësisë. Zoti Myler thoshte se ky veprim u jep zemër terroristëve dhe vë në lojë dhimbjen e familjeve të viktimave. //mm//

XS
SM
MD
LG