Lidhje

Shqipëri: Një grup i PS kërkon mbledhjen e kryesisë së partisë


Në Shqipëri një grup anëtarësh të kryesisë së partisë socialiste dhe të sekretariatit ekzekutiv, të cilët publikisht kanë kritikuar kryetarin Edi Rama dhe sidomos linjën e ndjekur pas humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit kërkuan sot mbledhjen e kryesisë së partisë socialiste. Sipas tyre forumi drejtues i partisë duhet të diskutojë për organizimin e grupit parlamentar, përfshirjen e ndryshimeve statutore të propozuara kohë më parë prej tyre si dhe përgatitjen dhe garantimin e transparencës në kongresin e jashtëzakonshëm që do të mbahet këtë fundjavë.

XS
SM
MD
LG