Lidhje

Sen. Kenedi, nderime nga mbarë spektri politik amerikan dhe botëror


Amerikanë nga i gjithë spektri politik po nderojnë senatorin Eduard Kenedi, ikonë liberale dhe trashëgimtar i një dinastie politike.

Zoti Kenedi, një nga senatorët që ka shërbyer më gjatë në historinë amerikane, vdiq pak para mesnatës së të martës në shtëpinë e tij në Hajanas Port të Masaçusetit në moshën 77 vjeçare. Senatori demokrat luftonte kancerin në tru.

Presidenti Barak Obama tha se senatori Kenedi ka dhënë kontribut në barazinë dhe drejtësinë e njerëzve duke e bërë vendin më të drejtë dhe më të barabartë. Presidenti Obama that se idetë dhe idealet e zotit Kenedi janë shënuar në shumë ligje dhe pasqyrohen në jetën e miliona njerëzve.

Ligjvënësit të cilët kanë shërbyer me zotin Kenedi dhe të gjithë ish presidentët amerikanë kanë vlerësuar senatorin Kenedi për aftësitë e tij për të kaluar ndarjet partiake në përpjekje për të miratuar ligje për kujdesin shëndetësor, të drejtat civile, dhe arsimin.

Nderimet nga udhëheqësit botërorë theksojnë përkushtimin e zotit Kenedi për të drejtat e njeriut dhe çështje të tjera, përfshirë punën e tij për t’i dhënë fund aparteidit në Afrikën e Jugut dhe arritjen e paqes në Irlandën Veriore.

Kryeministri irlandes Brian Cowen e përshkroi Ted Kenedin si mik të madh të Irlandës, ndërkohë që ish kryeministri Bertie Ahern tha se senator Kenedi pati një ndikim të jashtëzakonshëm në zgjidhjen e konfliktit të Irlandës e veriut.

Ndërsa ish kryeministri britanik Toni Bler e cilësoi Kenedin si një shërbyes të vërtetë publik i angazhuar për vlerat e drejtësisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë./al/

XS
SM
MD
LG