Lidhje

Çeni: Hetimi i agjentëve të CIA-s për shkelje ligji ka motive politike


Ish zëvendës presidenti amerikan Dik Çeni thotë se vendimi i Departamentit të Drejtësisë për të shqyrtuar nëse hetuesit kanë shkelur ligjin gjatë marrjes në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm është i bazuar në motive politike.

Zoti Çeni tha gjatë një interviste të transmetuar të dielën se këto hetime mund të vendosin një precedent negativ dhe do ta bënin më të vështirë gjetjen e personave që do të kishin vullnetin të ndërmerrnin punë të tilla.

Të dyshuarit për terrorizëm në qendrën amerikane të paraburgimit në Gjirin Guantanamo të Kubës janë ankuar për abuzime nga hetuesit gjatë administratës së presidentit Bush, ku Çeni ishte i dyti në komandë.

Gjithashtu, një raport i publikuar kohët e fundit nga inspektori i përgjithshëm i CIA-s bënte të njohura përdorimin e teknikave intensive të marrjes në pyetje në vitet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Çeni tha se politikat e administratës së presidentit Bush e kishin mbrojtur vendin nga sulme të tjera masive nga al-Kaida.

XS
SM
MD
LG