Lidhje

Presidenti Obama shënon Ramazanin në Shtëpinë e Bardhë 


Presidenti Barak Obama shtroi mbrëmë një darkë në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar muajin e shenjtë mysliman të Ramazanit.

Në darkën që filloi pas perëndimit të diellit, morrën pjesë anëtarë të kabinetit, ligjvënës dhe pjestarë të komunitetit mysliman. Gjatë darkës, presidenti Obama e cilësoi Islamin si një besim të madh fetar me angazhim për drejtësi e përparim.

Në darkë morrën pjesë ambasadorë nga vende islamike si Afganistani, Pakistani, Arabia Saudite, Egjipti, Turqia e Iraku. Në darkë ishin të pranishëm edhe dy ligjvënësit e parë myslimanë në Kongres, Keith Ellison dhe Andre Karson.

Me këtë rast, presidenti Obama përmendi edhe boksierin e njohur Mohamad Ali duke e cilësuar atë një njeri me dinjitet të heshtur i cili vazhdon të luftojë për atë që beson.

Presidenti Obama tha se komuniteti mysliman amerikan është i larmishëm ashtu si popullsia e Shteteve të Bashkuara në përgjithësi./a/

XS
SM
MD
LG