Një autor sulmi vetëvrasës aktivizoi lëndën shpërthyese në një grumbull zyrtarësh qeveritarë në Afganistanin lindor, duke vrarë të paktën 23 veta, mes tyre edhe zëvëndës-shefin e zbulimit afgan.
Shpërthimi ndodhi sot në mëngjes në një xhami në qytetin Mehtarlam në provincën Laghman, rreth 100 kilometra në lindje të Kabulit.
Autoritetet dyshojnë se zyrtari i zbulimit, Abdullah Laghmani ishte objektivi i sulmit.
Një zëdhënës i talebanëve tha se grupi militant ishte përgjegjës për shpërthimin.