Lidhje

Kompania Pfizer, 2. 3 miliardë gjobë për reklama të padrejta


Firma më e madhe farmaceutike në botë pranoi të paguajë 2 presje 3 miliardë dollarë gjobë për reklama të padrejta të disa barnave të saj.

Departamenti amerikan i Drejtësisë thotë se gjoba kundër kompanisë farmaceutike Pfizer është dëmshpërblimi më i madh ndaj mashtrimeve në kujdesit shëndetësor.

Çështja ka të bëjë me disa barna, përfshi Bextra, i miratuar për t’u përdorur kundër artritit, por që firma Pfizer në mënyrë të padrejtë ishte përpjekur t’i bindte mjekët që t’ua jepnin pacientëve si ilaç kundër dhimbjeve.

Zyrtarët thonë se paratë nga gjoba do të përdoren për programe të ndryshme qeveritare në fushën e mjekësisë dhe kujdesit shëndetësor./a/

XS
SM
MD
LG