Lidhje

Kryeministri grek fillon fushatën duke propozuar reforma të thella


Kryeministri grek Kostas Karamanlis propozoi dje reforma të thella për të reduktuar shpenzimet publike dhe për të zbutur një buxhet në rritje ndërsa fillonte fushatën për zgjedhjet e parakohëshme të 4 tetorit.

Në një fjalim të rëndësishëm ekonomik në Selanik, zoti Karamanlis u zotua që të ngrinte rrogat dhe punësimin në sektorin publik dhe tha se është i angazhuar të çojë më tej privatizimin e firmave shtetërore.

Para fjalimit të tij, mbi 10 mijë vetë u mblodhën në qendër të qytetit për të marrë pjesë në disa tubime për të protestuar ndaj politikave ekonomike të qeverisë. Protestuesit kërkuan paga më të mira dhe zmbrapsjen e privatizimit.

Kryeministri Karamanlis po kërkon një mandat të tretë për të forcuar ekonominë e rënë të vendit. Anketat tregojnë se Partia e tij Demokracia e Re është prapa PASOK-ut të opozitës me më shumë se gjashtë për qind diferencë. //kk//

XS
SM
MD
LG