Lidhje

Debatet zgjedhore në prag të votime në Gjermani


Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe nën kancelari Frank-Ualter Shtanmajer u ballafaquan dje për të diskutuar ekonominë dhe energjinë bërthamore në debatin e vetëm të caktuar para zgjedhjeve të 27 shtatorit.

Ekonomia më e madhe e Evropës është goditur nga recesioni ekonomik global. Zonja Merkel tha se vetëm një koalicion i ri i konservatorëve me Demokratët e Lirë që janë pro biznesit mund të risjellë begatinë ekonomike në Gjermani.

Zoti Shtanmajer, partia Social Demokrate e të cilit qeverisë në një koalicion me partinë konservatore, Unionin Kristian Demokrat të kancelares Merkel, bëri thirrje për caktimin e rrogës minimale në vend.

Ai fajësoi konsevatorët për siç e quajti ai, “spirale e rënies së rrogave të gjërmanëve”. Kancelarja Merkel tha se caktimi i rrogës minimale do të shkaktonte humbje të vendeve të punës. Ajo gjithashtu bëri thirrje për mbështejen tek energjia bërthamore deri në gjetjen e burimeve alternative. Zoti Shtanmajer e quajti energjinë bërthamore të rrëzikshme dhe tha se Gjermania duhet të vazhdojë ta braktisë atë.

Anketat e fundit tregojnë se Unioni Kristian Demokrat po udhëheq me 12 pikë ndaj Social Demokratëve. //kh//

XS
SM
MD
LG