Lidhje

Ambasadori Kris Dell flet për perspektivën euroatlantike të Kosovës


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Christopher Dell, tha sot se integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike do të përmbushet shumë shpejt, por për këtë tha ai nevojitet përkushtim dhe guxim politik për vendime të vështira. Në një ligjëratë publike kushtuar kësaj çështjeje, ambasadori Dell tërhoqi vëmendjen në detyrat që duhet të përmbushë Kosovë në këtë rrugë ndërsa u zotua për mbështetje të fuqishme të Shteteve të Bashkuara.


XS
SM
MD
LG