Lidhje

Biskejën dhe Evërglejds në jug të Floridës


Biskejën dhe Evërglejds në jug të Floridës
Biskejën dhe Evërglejds në jug të Floridës

Në serinë “Parqet Kombëtare të Amerikës” do të eksplorojmë natyrën e Parqeve Kombëtare Biscayne dhe Everglades në jug të Floridës. Biskejën, një nga pikat turistike më të vizituara në Amerikë, ofron kampinge, ferma ananasi, korale dhe shumë, e shumë ekosisteme të ndryshme të natyrës. Ndërsa Everglades është një mburojë natyrore e ekosistemit të zonës më të madhe subtropikale në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se 350 specie zogjsh, 300 specie peshku të ujrave të ëmbëla dhe të kripura, 40 specie mamalësh dhe 50 specie zvarranikësh jetojnë në këtë park që vizitohet nga rreth një milion njerëz në vit.

Florida është versioni amerikan i parajsës. Plazhet, shëtitjet me skafe, koha me diell gjatë gjithë vitit. Dhe vetëm 50 kilometra nga qendra e Maiamit ndodhet Parku Kombëtar Biskejën.

Ky park shtrihet nga pyjet e dendura në brendësi të teritorit kontinental në vargun e ishujve të gjelbërt të Atlantikut, pamja më tërheqëse dhe mbresëlënëse e Parkut Biskejën.

Shtretërit lëkundës prej druri dhe degët e drurëve të ndërthurur si rrjeta merimange krijojnë një strehë të rehatëshme me mijëra e mijëra zogj të zonës bregdetare.

Nënuji i Parkut Biskejën është thesari i vërtetë i tij. 95 përqind e territorit të parkut është nënujë. Dhe këto janë disa nga thesaret e paçmuara të Biskejënit ku mund të argëtohet kushdo.

****

Parku tjetër kombëtar Evërglejds ka florën dhe faunën më të pasur të Floridës. Mjedisi ujor është jeta e Evërglejdsit pulsi i tij është bota e gjallë e nënujit. Me një shtrirje sa të kap syri, fushat e gjera me bar të gjatë dhe degët e pemëve që prekin tokën janë të ngulura në ujëra e ndenjura.

Mund të duket e pabesueshme, por ky është një lumë në stilin e Floridës. Rreth 150 kilometra i gjatë, 70 kilometra e gjerë dhe pak a shumë 20 centimetra i thellë ai shkon drejt detit duke bulëzuar. Krokodili amerikan ka mbijetuar në zonat jugore të Floridës që nga koha e dinosaurve. Por aty nga fillimi i viteve 1900, kjo gjallesë ishte gati në të zhdukur. Tani Evërglejds është streha e saj mbrojtëse.

Shëtitjet me anije krijojnë marrëdhëniet miqësore mes njeriut dhe këtij reptili, që ka ndryshuar shumë pak në 60 milionë vitet e fundit. Krokodilët jetojnë një labirinth ujrash që ndërpriten nga drurët e dendur. Kjo perde e padepërtueshme e junglës subtropikale mbulon qindra hektarë të mjedisit të egër të Evërglejds. Tufa zogjsh tropikalë ngrenë foletë në majat e rrjetave të formuara nga degët e pemëve.

Në trotuaret prej druri vizitorët shikojnë një simfoni jete, pamjen dhe këngën e zogjve që krijojnë ansambël elegant baleti të natyrës. Jeta këtu administrohet nga dinamika e rrjedhjes së ujit. Natyrës iu deshën miliona vjet për të zhvilluar ritmin e jetës së tanishme në Evërglejds. Këto parqe na mbajnë në kontakt me njeri tjetrin.

XS
SM
MD
LG