Lidhje

Kasianov kritikon Vladimir Putinin për kufizimet ndaj Jelcinit


Një ish kryeministër reformist i Rusisë tha se Presidenti rus Boris Jelsin, i cili vdiq në vitin 2007, e kaloi pensionin në një të ashtuquajtur kafaz të artë, ku i përgjohej telefoni dhe i kufizoheshin vizitorët.

Mihail Kasjanov, një nga kritikët më të ashpër të Kremlinit, shkruan në një libër që do të botohet së shpejti, se pasuesi i zotit Jelcin, Vladimir Putin, i vuri atij kufizime menjëherë pasi erdhi në fuqi në vitin 1999.

Në disa pasazhe të botuara nga revista Novaja Vremja, Zoti Kasjanov thotë se presidenti i ri i këshilloi anëtarët e kabinetit që të mos e bezdisnin zotin Jelsin sepse kjo mund të ndikonte negativisht mbi shëndetin e tij. Por, shkruan zoti Kasjanov, zoti Jelsin u zemërua kur presidenti Putin vendosi t’ia festojë 75-vjetorin me një pritje zyrtare në Kremlin ku lista e pjesmarrësve do të ishte e miratuar qysh më parë dhe jo me një darkë pa formalitete, siç kishte kërkuar ish-presidenti.

Ish kryeministri Kasjanov tregon se zoti Jelsin, presidenti i parë rus i zgjedhur në mënyrë demokratike, e kishte porositur t’ia ndryshonte shpesh numrin e telefonit për të shmangur përgjimet. //ad//

XS
SM
MD
LG