Lidhje

Raport i BB për ndryshimet klimatike


Vendet e industrializuara kontribuojnë dy të tretat e çlirimit të gazrave që besohet të shkaktojnë ngrohjen globale. Sipas Raportit për Zhvillimin Botëror për vitin 2010, vendet në zhvillim do të vuajnë më së shumti nga thatësirat ekstreme, mungesa e ushqimit dhe katastrofat e tjera natyrore që vijnë nga ndryshimet klimatike. Raporti thotë se ndihmat financiare për të zbutur ndikimin e këtyre katastrofave duhet të vijnë nga vendet e pasura.

Sipas raportit deri në vitin 2030, vendet në zhvillim do të kenë nevojë për 75 miliardë dollarë në vit për t'u mbrojtur nga ndikimet e ndryshimit të klimës.

400 miliardë dollarë për zbutjen dhe qindra miliarda për studime të zhvillimit dhe energjisë.

Bashkë-autorja e studimit Rosina Bierbaum thotë se zbutja e ndikimit të ndryshimeve klimatike duhet të ketë si objektiv vendet në zhvillim ku ndihma është më e nevojshme.

"Nuk mund t'i kërkojmë botës në zhvillim të paguaj. Kështu që do të duhet që bota e zhvilluar të transferojë fonde, publike dhe private . Por në se nuk veprojmë së bashku kostot do të jenë më shumë se dyfishi dhe do ta bënte të pamundur mbajtjen e temperaturave nën nivelet e rezikshme".

Në mes të recesionit global, grumbullimi i fondeve mund të jetë i vështirë thotë zonja Bierbau. Por ajo shton se përgjigja mbarëbotërore ndaj këtij problem ka qënë impresionuese.

"Kriza financiare ka çuar në gati 400 miliardë dollarë para për stimulimit global. Gati gjysma e saj ka disa komponentë që lidhen me energjinë apo ujin".

Sipas raportit ka ndryshuar gjithashtu strategjia e dhënies së huave nga Banka Botërore.

Kathy Sierra është nënpresidente e bankës për zhvillim të qëndrueshëm. Ajo thekson një rritje të ndjeshme të huave për energjinë e përtëritshme dhe programet për energjinë efektive që tashmë kanë filluar.

"Vitin e kaluar huatë arritën kulmin. Arritëm 3 presje 3 miliardë dollarë në financime për energjinë e përtëritshme dhe atë të efektshme".

Zonja Sierra shpreson se raporti i Bankës Botërore do të kontribuojë në debatin e gjerë mbi zgjidhjet për energjinë dhe do të ndikojë në bisedimet për ndryshimet klimatike.

"Raporti është thirrje për veprim. Do të jetë e rëndësishme të ndërthurren huatë e zhvillimit në këto negociata".

Në dhjetor në Kopenhagen qeveritë do të takohen për të shqyrtuar një traktat të ri, që do të zëvendësojë Protokollin e Kiotos që skadon në vitin 2012. //rd//


XS
SM
MD
LG