Lidhje

Ban Ki Mun: Rezultati i zgjedhjeve do shkaktojë dhunë në Afganistan


Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-Moon paralajmëroi se njoftimi i rezultateve të zgjedhjeve presidenciale të Afganistanit mund të shkaktojë më tepër dhunë në vend.

Në një raport të OKB-së zoti Ban thotë se niveli i parregullsive zgjedhore ka krijuar “tronditje të mëdha politike” që shtojnë shqetësimet për më shumë dhunë kur të njoftohen rezultatet e zgjedhjeve të 20 gushtit.

Rezultatet paraprake tregojnë se presidenti afgan Hamid Karzai kryeson në anketa me 54 përqind të votave por një komision elektoral i mbështetur nga OKB-ja po heton akuzat për manipulime. Në se një numër i madh votash do të shpallen të pavlefshme, zoti Karzai mund të ketë më pak se 50 përqind të votave duke detyruar kështu kalimin në balotazh.

Në raportin e tij shefi i OKB-së citon gjithashtu se gushti ishte muaji më vdekjeprurës për civilët afganë deri tani, pjesërish për shkak të dhunë në rritje para votimit në zgjedhjet presidenciale. //mm//

XS
SM
MD
LG