Lidhje

Irani zhvillon prova me raketa me rreze të shkurtër


Irani thotë se testoi tre raketa me rreze të shkurtër veprimi sot dhe do të testojë së shpejti armë me rreze të gjatë, një prej të cilave mund të ketë aftësinë të godasë Izraelin.

Gjenerali Husein Salami tha se Irani do të testojë raketën me rreze të mesme Shahab 1 dhe 2 sot në mbrëmje ndërsa nesër raketë me rreze të gjatë Shahab 3. Irani thotë se kjo e fundit ka një distancë prej 2 mijë kilometrash duke e vënë Izraelin dhe bazat ushtarake amerikane brenda rrezes së veprimit.

Salami që drejton forcat ajrore të Gardës Revolucionare thotë se Irani testoi gjithashtu një hedhës për shumë raketa për herë të parë në stërvitjen e sotme luftarake.

Provat zhvillohen ndërsa tensionet mes Iranit dhe vendeve perëndimore po rriten lidhur me programin bërthamor të Teheranit.

Irani deklaroi javën e kaluar se po ndërton uzinën e dytë të pasurimit të uraniumit megjithë kërkesat e OKB-së për të ndalur procesimin e materialit që mund të përdoret për ndërtimin e bombës bërthamore.

Sekretari amerikan i mbrojtjes Robert Gejts tha sot se mashtrimet e Iranit siç i quajti ai, mund të bëjnë që të vendosen një varg sanksionesh shtesë.

XS
SM
MD
LG