Lidhje

Berluskoni: Rreth 50 të vdekur nga rrëshqitja e dheut në Siçili


Kryeministri italian Silvio Berluskoni tha se numri i viktimave nga rrëshqitja e baltës në Siçili mund të shkojë në 50 vetë ndërsa ekipet vazhdojnë kërkimet për viktimat.

Agjencia italiane e lajmeve Ansa njoftoi sot se 21 trupa janë nxjerrë dhe se gati 100 njerëz janë të plagosur. Qindra njerëz u evakuan dje kur rrëshqitja e baltës shkaktuar nga shira të rrëmbyer përmbytën pjesë të ishullit Italian.

Zoti Berluskoni e quajti situatën shumë serioze. Agjencia Ansa tha se ai shtyu një vizitë në zonën e katastrofës për të shmangur ndërprerjen e përpjekjeve të shpëtimit.

Fshatrat dhe zonat përreth qytetit të Mesinës janë më të prekura. Kryetari i bashkisë Giuseppe Buzzanca tha se balta ka bllokuar rrugët dhe hekurudhën në zone. Vazhdimi i rreshjeve po ngadalëson përpjekjet e shpëtimit. Qeveria italiane ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në zone.

Ministrat që po takohen në Stamboll thanë se rimëkëmbja është ende e brishtë dhe paralajmëruan se niveli i lartë i papunësisë vazhdon të përbëjë shqetësim së bashku me luhatjet e këmbimeve valutore. //mm/

XS
SM
MD
LG