Lidhje

SHBA: Gjykata e Lartë fillon sezonin e ri me gjykatësen Sotomajor


Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara fillon sot sezonin e ri me gjykatësen Sonia Sotomajor, hispanikja e parë dhe gruaja e tretë anëtare e kësaj gjykate në historinë amerikane.

Zonja Sotomajor u prit zyrtarisht muajin e kaluar, kur dëgjoi çështjen e parë në Gjykatën e Lartë, që kishte të bënte me shqyrtimin e kufizimeve ndaj shpenzimeve të korporatave dhe sindikatave për fushatat politike.

Argumentet e planifikuara për sot përfshijnë rrëfimet e lejueshme, privilegjin avokat-klient dhe një debat mes shteteve të Karolinës së Jugut dhe të Veriut lidhur me një lum të përbashkët.

Gjykata e Lartë me 9 anëtarë ka rënë dakord të marrë në shqyrtim 55 raste këtë sezon dhe mund vendosë, po ashtu të dëgjojë një çështje të apeluar, nga të ndaluarit e Gjirit të Guantanamos, rreth të cilëve është vendosur të largohen nga Shtetet e Bashkuara. Ata kërkojnë të kthehen në këtë vend. //bsa//

XS
SM
MD
LG