Lidhje

Bukoshi: Të komunikojmë më mirë me praninë ndërkombëtare


Deputeti i Parlamentit të Kosovës, Bujar Bukoshi thotë se është përgjegjësi e udhëheqjes së Kosovës që të komunikojë sa më mirë me praninë ndërkombëtare. Në një intervistë në studiot e Zërit të Amerikës, zoti Bukoshi bëri thirrje gjithashtu që ambasada e Kosovës në Uashington të konsolidohet më tej për të shtuar komunikimin me administratën amerikane.

Ish kryeministri në mërgim i Kosovës ka krijuar një organizatë joqeveritare në Kosovë, për të cilën tha se ka si mision që të mblidhen, të dokumentohen përvojat e lëvizjes së rezistencës paqësore dhe të vihen në shërbim të së ardhmes.

XS
SM
MD
LG