Lidhje

Të rejat në ekranet amerikane



Xherard Batler i rikthehet ekranit të gjerë me filmin “Law abiding citizen” – “Qytetari që respekton ligjin”, një film me temë dramatike, i ndryshëm nga rolet e fundit të aktorit skocez. Ndërkohë, filmi ” Free style”, i cili trajton marrëdhëniet në një familje, ku djali adoleshent është i dhënë mbas garave me motocikleta, del sot në kinematë amerikane.

Familja Duggar ka 18 fëmijë, dhe presin të 19-in. Por nëse prindërit e zakonshëm, do të çorientoheshin nga ideja e 18 fëmijëve për t’u kujdesur dhe rritur, kjo nuk ndodh me familjen Duggar në Arkansas. Nëna e 18 fëmijëve, Michelle Duggar, thotë se: “Ne i kemi mësuar fëmijët që të jenë të sjellshëm me njëri tjetrin, dhe u kemi thënë se ata janë miqtë më të mirë për njëri- tjetrin.”

Ajo thotë se të 18 fëmijëve u fillon emri me xh, ashtu si babait të tyre Xhim, e madje dhe për të 19-in që presin po mendojnë për një emër që do të nisë me xh.

Mbi jetën e familjes Duggar, po realizohet një program televiziv në stacionin TLC me titull “18 kids and counting”.

******

“Free style” është filmi që del sot në kinematë amerikane. Në të tregohet historia e adoleshentit Cale Bryant (Kejll Brajënt), i dhënë pas garave me motocikleta.

Korbin Bleu, i cili interpreton personazhin kryesor, thotë se, përpara xhirimeve, ai nuk e kishte idenë e motorëve dhe garave me motora. “Por sapo mora skenarin- thotë Korbin- nisa të mësoj për motorat. Tani kamë rënë në dashuri me motorin dhe e përdor çdo ditë”.

11 vjeçarja Madison Pettis interpreton motrën e Kajll-it në film, ndërsa aktorja me përvojë Penelope Ann Miller luan rolin e nënës së dy fëmijëve, dhe thotë se: "Ai është djalë i talentuar dhe i pashëm dhe duhet të gjejë role që të mund t’ë venë në dukje aftësitë e tij”.

*******

Natali Portman dhe Sam Mendez ishin mes spektatorëve të shfaqes “Hamleti”, ku interpreton aktori britanik Jude Law.

Shfaqja është vendosur në skenën e Broduejit mbasi është shfaqur në Londër dhe në Danimarkë, në kështjellën Elsinor, ku zhvillohet edhe subjekti i tragjedisë.

Është emri i aktorit Jude Law, që ka mbledhur njerëz të njohur të kritikës dhe artit për të ndjekur shfaqen. Monologu i famshëm i Hamletit ”To be or not to be”, nën interpretimin e Jude Law, me një gjetje skenografike nën një borë të lehtë, ishte ndër elementët më të pëlqyer të shfaqjes.

******

Xherard Batler, i është rikthyer ekranit të gjerë me filmin “ Law abiding citizen”. Mbas filmave të lehtë komikë si “ PS I love you” dhe “Ugly truth”, vjen kësaj here me një film aksion. Subjekti i filmit zhvillohet në Filadelfia, dhe rrëfen historinë e Klaid Shelton-it, i cili vendos të hakmerret ndaj vrasësve të familjes së tij.

Në këtë film interpreton edhe aktori Jamie Fox, i cili tregon se sa ndikim dhe sa autoritet ka si aktor dramatik skocezi Batler.

“ Jam adhurues i tij, dhe filmin e tij “të 300-tët” e kam parë disa herë madje kam mësuar përmendësh pjesë të skenarit.”

Filmi “Law abiding citizen,” del në kinema në datën 16 tetor.

XS
SM
MD
LG