Lidhje

Zbulohen letërkëmbimet e piktorit të madh Vinsent van Gog


Vinsent Van Gog, i njohur në të gjithë botën si piktor i jashtëzakonshëm, ishte edhe një mjeshtër i letrave.

Kështu thonë kritikët që kanë pasur rastin të lexojnë korrespondencën personale të artistit, ku ai fliste për jetën dhe artin e tij. Tani këto letra janë ekspozuar për publikun. Piktori hollandez, i cili lindi në vitin 1853 dhe vdiq më 1890 vazhdon të ketë një ndikim të madh në artin modern të ditëve të sotme.

Gjatë jetës së tij, ai fitoi famë po aq përmes problemeve të tij mendore sa edhe prej pikturave. Tani me publikimin e ri të korrespondencës personale të artistit, muzeu i Van Gogut në Hollandë ka përfshirë në ekspozitë më shumë se 100 letra personale ku piktori shkruan për punimet e tij. Ato janë vënë pranë pikturave të artistit.

Letrat flasin për profesionalizmin e Van Gogut, i cili nganjëherë mbetet nën hije nga jeta e tij, sëmundja mendore, prerja e veshit pas një grindjeje dhe vetëvrasja e tij në moshën 37-vjeçare. Në letrat e ekspozuara, shfaqet filozofia dhe hollësitë teknike të pikturave të Van Gogut.//mm//

XS
SM
MD
LG