Lidhje

Liqeni i Kraterit, legjenda, historia dhe pejsazhi i tij piktoresk


Liqeni i Kraterit, legjenda, historia dhe pejsazhi i tij piktoresk
Liqeni i Kraterit, legjenda, historia dhe pejsazhi i tij piktoresk

Crater Lake, “Liqeni i Kraterit”, kjo mrekulli e natyrës është liqeni më i thellë i Shteteve të Bashkuara, i krijuar nga një shpërthim i fuqishëm vullkanik rreth 7000 vjet më parë në zonën jug qendrore të Oregonit. Hollësi për këtë liqen ju sjellim sot në serinë e të shtunës "Parqet kombëtare dhe mrekullitë natyrore të Amerikës".

Çiltërsia e një liqeni të madh malor blue, lart në Kaskadën e Oregonit jugor, duket një vend i pazakontë për një betejë epike të shpirtrave indianë, ... apo për një shpërthim kataklizmik të tokës. E pra, pejsazhi paqësor i Crater Lake u krijua pikëtisht në këtë atmosferë dhune të natyrës.

Kjo është historia që kanë përcjellë nga shekulli në shekull banorët indigjenë të kësaj toke, njerëzit e fisit Klamath. Një palë shkrepa imponuese personifikojnë heroin dhe djallin e kësaj përralle. Një prej tyre personifikon Skellin, shpirtin e dritës në botën mbi dhe, ndërsa tjetri Laun, sundimtarin e errësirës në botën e nëndheshme.

Lau, shpirti i nëndheut u zëmërua me njerëzit e veriut. Ai doli nga malet e mëdha mes një reje tymi dhe me një zë gjëmues u zotua t’i shkatërrojë ata.

Skelli, shpirti i botës mbi dhe, erdhi për t’i mbrojtur njerëzit.Për shumë ditë dhe net, Lau dhe Skelli luftuan përmes lumenjve të zjarrit dhe perdeve të hirit. Në betejën e fundit të ashpër, Skelli e detyroi Laun të futej përsëri nën dhe, në strehën e tij të errësirës dhe terrorit,... dhe pastaj shembi malin përmbi të.Për ta ndaluar Laun të shpëtonte, shpirtërat e stuhisë e mbuluan me ujë portën e hyrjes në botën e nëndheshme.Dhe kështu paqa dhe qetësia u rikthyen nëtokë.

Që nga ditët e hapjes së minierave në perëndim, liqenit i janë dhënë emra të shumtë, nga Liqeni i Thellë Blu, tek Liqeni Mahnitës. Fiset Klamath e quajtën atë thjesht, liqeni i ujrave blu.Në këtë vend të shenjtë ata vinin të laheshin me synimin për të takuar shpirtërat që luftuan këtu.

Natyrisht, duket se këtë liqen e mbështjell një atmosferë spirituale. Ai është aq i kthjellët, sa që renditet ndërmjet burimeve më transparente ujore në tokë, ... dhe është liqeni më i thellë në Shtetet e Bashkuara, mbi 600 metra. Thellësia e madhe dhe pastërtia e jashtëzakonëshme e ujit i japin atij një blu mahnitëse.

Në vitin 1902, Kongresi i Shteteve të Bashkuara krijoi Parkun Kombëtar Crater Lake. Kështu sot, ky pejsazh i bukur, i krijuar mes dhunës dhe i nderuar nga populli i lashtë i zonës, ruhet për të gjitha kohërat, një rezervat i madh natyror në Kaskadën e lartë të Oregonit.

XS
SM
MD
LG