Lidhje

Kryeministri turk: Armenia të tërheqë trupat nga Nagorni-Karabak


Kryeministri turk tha se Armenia duhet të tërheqë trupat e saj nga Armenia nga një enklavë separatiste në Azerbaixhan para se Turqia të hapë kufijtë e saj me Armeninë.

Kryministri Recep Tajip Erdogan e ngriti këtë çështje sot, një ditë pasi Turqia dhe Armenia nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve pas një armiqësie një shekullore.

Në Ankara, zoti Erdogan tha se tërheqja e trupave armene nga Nagorni-Karabak do të lehtësojë ratifikimin në parlament. Para se marrëveshja të hyjë në fuqi duhet të ratifikohet nga parlamentet e Turqisë dhe Armenisë.

Turqia mbylli kufirin me Armeninë në vitin 1993 në mbështetje të Azerbajxhanit, i cili po luftonte për të mbajtur nën kontroll një enklavë me shumicë armene në Nagorno-Karabak.

Banorët në Stamboll mirëpritën nënshkrimin e marrëveshjes historike me Armeninë. Të dy vendet ranë dakort dje të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe të hapin kufijtë që u mbyllën pas ndërhyrjes armene në vitin 1993 në Nagorni-Karabak, një zonë me shumicë armene.

Turqia dhe Armenia nënshkruan marrëveshjen në Zurih të Zvicrës pasi sekretarja e shtetit Hillary Klinton ndërmjetësoi mosmarrëveshjen.

Gokhan Ak, banor i Stambollit ishte mes atyre që e panë nënshkrimin e marrëveshjen në televizion.

"Besoj se marrëveshja është mirë për të mënjanuar përsëritjen e gabimeve që janë bërë në të kaluarën. Jemi gati të shuajmë kujtimet e këqija të së kaluarës".

Lajmi dominonte faqet kryesore të gazetave turke.

Në Kishën armene të Nënë Marisë në Stamboll, një grua armene tha se marrëveshja e djeshme është e mirë për të dyja palët.

"Ajo që ndodhi në të kaluarën duhet të lihet në të kaluarën. Ne që jetojmë këtu jemi shumë të lumtur"

Duke përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes kryeministri turk Recep Tajip Erdogan tha se vendi i tij po tregon gadishmërinë për të rivendosur lidhjet me Armeninë.

Presidenti armen Serge Sarkisian ndërkohë tha se vendi i tij po merr vendime të matura për normalizimin e marrëdhënieve me Turqinë megjithë plagët e pashëruara të asaj që armenët e quajnë gjenocid të gati 1 presje 5 milionë burrave dhe grave të vrarë gjatë Luftës së Parë Botëre. //mm//


XS
SM
MD
LG