Lidhje

Sekretarja Klinton, Sergei Lavrov, thirrje Iranit të bashkëpunojë për çështjen bërthamore


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe homologu i saj rus Sergei Lavrov i bënë thirrje Iranit të bashkëpunojë me komunitetin ndërkombëtar për çështjen e programit bërthamor. Komentet e tyre u bënë në Moskë ku Sekretarja e Shtetit ndodhet për një vizitë dy ditore. Në bisedimet që patën sot, Minsitri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se sanksionet ndaj Iranit në këto momente do të ishin jo produktive. Zonja Klinton tha se Shtetet e Bashkuara nuk po kërkojnë vendosjen e sanksioneve në këtë fazë.

Zonja Klinton po qëndron në Moskë për dy ditë, ku po takohet me zyrtarë rusë. Ajo e vlerësoi Rusinë se është treguar, siç u shpreh ajo, "jashtëzakonisht bashkëpunuese" në përpjekjet për ta bindur Iranin të provojë se nuk po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

"Programi bërthamor i Iranit mbetet një çështje shqetësimi serioz dhe ne po bashkëpunojmë afër me Rusinë në procesin me grupin 5 plus 1. Ne patëm një takim konstruktiv më 1 tetor në Gjenevë dhe po punojmë për t'u siguruar që Irani të përparojë me ne në këtë rrugë angazhimi dhe të provojë se po përpiqet vetëm për përdorimin paqësor të programit bërthamor. Patëm një diskutim të gjatë dhe dëgjuam edhe ekspertët teknikë për këtë çështje. Ne shpjeguam se vlerësimi ynë për shtimin e rrezikut nga Irani bëri që Presidenti Obama të miratojë një qëndrim të ndryshëm për mbrotjen nga raketat. Jemi shumë të interesuar të bashkëpunojmë me Rusinë për këtë çështje, përfshi krijimin e një qendre për shkëmbinin e të dhënave, si një mjet për ta bërë mbrojtjen nga raketat një çështje të përbashkët kundër një rreziku të përbashkët,"- tha zonja Klinton.

Një zyrtar i lartë i Depertamentit të Shtetit tha dje se zonja Klinton do t'i kërkojë zyrtarëve rusë se çfarë trysnie specifike do të jenë ata të përgatitur të ushtrojnë, kur t'i bashkohen SHBA-së dhe aleatëve të tyre në konfrontimin ndaj Iranit. 6 fuqi botërore, mes tyre edhe Irani dhe SHBA, kanë mbajtur bisedime me Iranin lidhur me programin bërthamor.

Irani ka rënë dakord dy javë më parë që t'i lejojë insektorët ndërkombëtarë të vizitojnë impiantin bërthamor. Por zonja Klinton tha se bota nuk do të presë pafundësisht që Irani të provojë se nuk po ndërton një bombë bërthmaore.

Sot zonja Klinton dhe zoti Lavrov pritet të diskutojnë edhe për Afganistanin dhe për planin e ri të Presidentit Obama për mbrojtjen nga raketat.//lk

XS
SM
MD
LG