Në Tiranë partitë e opozitës iu drejtuan sot gjykatës kushtetuese me
kërkesën që të shqyrtojë marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Greqisë për
kufirin detar. Përfaqësues të Partisë Socialiste pohuan se kërkesa
drejtuar Gjykatës Kushtetuese vinte nga shqetësimi se kjo marrëveshjeve
ishte hartuar në mungesë të plotë transparece dhe në llogaritje të
gabuara hartografike. Por ekspertët e qeverisë i kanë hedhur poshtë
këto pretendime, duke thënë në shënimin e kufijve janë respektuar
konventat ndërkombëtare.