Lidhje

Karaxhiç refuzon të dalë në gjyqin e planifikuar për javën tjetër


Udhëheqësi ushtarak serb i Bosnjes Radovan Karaxhiç thotë se nuk do të dalë në gjyqin që po zhvillohet ndaj tij, që ishte në plan për javën e ardhshme.

Në një letër që u bë e njohur sot në gjykatën e Hagës, zoti Karaxhiç, që ka në plan të vetëmbrohet, tha se nuk i kanë dhënë kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur.

Ai tha se duhej t’i kishin lënë rreth dy vjet kohë për t’u përgatitur, për atë që ai e cilësoi një rast “gjigand”. Radovan Karaxhiç përballet me 11 akuza, mes tyre për gjenocid, për shkak të krimeve mizore të kryera nga forcat serbe gjatë luftës së Bosnjes të viteve ’90.

Ai qëndroi mbi 12 vjet i fshehur, deri në momentin kur u arrestua në Beograd nga policia serbe në korrik të vitit 2008. Karaxhiç është përpjekur disa herë ta shtyjë gjyqin, i cili ishte në plan të fillonte më 26 tetor. //ii

XS
SM
MD
LG