Lidhje

Iran: Inspektorët e OKB-së do të vizitojnë uzinat bërthamore


Inspektorët bërthamorë të OKB-së po shkojnë në Iran për të ekzaminuar një nga qëndrat më të debatueshme të pasurimit të uraniumit.

Ekipi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore do të mbërrijë sot në Iran dhe do të vizitojë nesër uzinën në Kom. Irani pranoi kohët e fundit se kishte ndërtuar uzinën e pasurimit.

Shefi iranian për çështjet bërthamore Ali Akbar Salehi, tha muajin e kaluar se Teherani do të lejonte inspektorët. Irani ende nuk ka pranuar një marrëveshje të mbështetur nga OKB-ja për ta pasuruar uraniumin në Rusi. Marrëveshja e pranuar nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca është hartuar për të ndalur Iranin të pasurojë uraniumin në nivelin që mund të përdoret për armët bërthamore.

Agjencia kërkoi që Irani ti përgjigjej planit dje por Teherani thotë se do ta shtyjë vendimin për javën e ardhshme. //mm//

XS
SM
MD
LG